Rrustemi i VV-së: Gjithçka që kemi bërë gjatë këtyre viteve, ka qenë në bashkëpunim me Vjosa Osmanin

Aktuale

Rrustemi i VV-së: Gjithçka që kemi bërë gjatë këtyre viteve, ka qenë në bashkëpunim me Vjosa Osmanin

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 14:24
Adnan Rrustemi

Kryetari i Komisionit për Legjislacion nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se gjithçka që kanë bërë gjatë këtyre viteve ka qenë në bashkëpunim me presidenten, Vjosa Osmani. Presidentja Osmani në fjalimin e saj vjetor në Kuvend tha se me aleancat po luhet bixhoz dhe po cenohet mbrojtja e Kosovës.

“Gjithçka që kemi bërë gjatë këtyre tre vite e gjysme për ta forcuar shtetin e Kosovës dhe për ta shtrirë sovranitetin e Kosovës në veri të Kosovës, për të garantuar respektim të kushtetutës në tërë territorin e Kosovës, për të eliminuar çfarëdo eliminimi të Serbisë përmes strukturave paralele, përmes kontrabandës, kërcënimeve të drejtpërdrejta që i janë bërë shtetit të Kosovës e kemi bërë bashkë me presidenten dhe unë e çmoj kontributin e saj të jashtëzakonshëm në këtë betejë të rëndësishme për të konsoliduar shtetin e Kosovës. Për të garantuar sovranitet në gjithë territorin e vendit dhe për ta mbajtur Serbinë larg territorit të Kosovës”, tha Rrustemi për RTV21.

Deputeti i VV-së, Rrustemi, tha se Kosova nuk ka asnjë dallim substancial për nga orientimi strategjik me aleatët. Por, sipas tij, mund të ketë dallime.

“Pjesa tjetër sa i përket raporteve me aleatët e Kosovës është raport i palëkundur çoftë për nga orientimi jonë strategjik, çoftë për nga përvetësimi i sistemit të vlerave që ka Kosova. Kosova është një shtet demokratik, liberal respekton lirinë dhe të drejtat e njeriut. Demokracinë e ka element thelbësor të sjelljes sonë politike dhe institucionale. Këto raporte pa dyshim cofshin në aspektin bilateral, çofshin në atë multilateral duhet të konsolidohet dhe të forcohen dhe këtë gjë e kemi bërë. Natyrisht mund të kemi në momentet e caktuara dallime në sferën e brendshme apo me partnerët tonë ndërkombëtar për kohën e vrapimit në drejtim të forcimit të shtetit të Kosovës, por nuk ka asnjë dallim substancial për nga orientimi strategjik. Kosova është aleat i padiskutueshëm i SHBA-ve, cdo interes i SHBA-së është edhe interes i shtetit tonë. Pra, kur flasim për çështje të brendshme të Kosovës, karakterin unitar të Republikës së Kosovës ose për të penguar procese të dëmshme që vijnë si kërcënime nga Serbia mund të kemi dallime në kuptimin kohorë të veprimit, por në asnjë mënyrë nuk kemi asnjë dallim”, tha Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat