2 vjet burg për vdekjen e Jeton Temajt, nëna e të ndjerit: Rasti ka shkuar me njoftësi

Aktuale

2 vjet burg për vdekjen e Jeton Temajt, nëna e të ndjerit: Rasti ka shkuar me njoftësi

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 14:39
Kumrije Temaj

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me dy vjet burgim, njërin nga të përfshirët në rastin e vdekjes më plot dyshime të Jeton Temajt, i cili ishte aksidentuar më 27 maj 2022, e më pas si pasojë e plagëve të marra edhe ndërroi jetë më 16 qershor.

Vendimi ka lënë të pakënaqur nënën e të ndjerit, Kumrije Temajn, e cila  në emisionin “Kosova Today” tha se trajtimi i rastit është bërë në mënyrë jo të drejtë, siç deklaron ajo “me njoftësi”.

“Nuk e pranoj. Djalit i ka dalur autopsia që ka goditje me mjet mekanik të mprehtë i fortë. Rasti ka shkuar me njoftësi”, u shpreh nëna e të ndjerit.

“Nuk po mund ta di pse ndodhi (ngjarja), ata (të dyshuarit) nuk i kanë dhënë dëshmitë e njëjta, të gjithë kanë dhënë dëshmi të rrejshme. Të katërtit le të ma tregojnë të vërtetën se si ma mbytën djalin”, shtoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat