Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thumbuar opozitën.
Bajqinovci ka thënë se modeli i keqqeverisjes është varrosur dhe sipas tij “S’ka kthim mbrapa”.
Postimi i plotë:
S’ka kthim mbrapa!
Propaganda e atyre që e kanë keqpërdorur shtetin për dekada, ose ndryshe hajnat e ligës së parë dhe të dytë, është vetëm përpjekje e dëshpëruar për të mbajtur gjallë një epokë që ka përfunduar përgjithmonë.
Modeli i keqqeverisjes dhe korrupsionit është varrosur.
Ata që ëndërrojnë kthimin në pushtet, le ta harrojnë – kjo epokë ka marrë fund! Zëri i qytetarëve është i fuqishëm dhe i pandalshëm.