Ish-nënkryetari i Skenderajt dhe ish-deputeti, Nuredin Lushtaku, ka folur konfirmuar se koalicionin e Iniciativës ‘’IDEALI’’ dhe koalicionit parazgjedhor AAK-NISMA dhe Forumit Intelektual E3.
Ai ka konfirmuar se janë në diskutime me këtë koalicion, por se mbetët që së shpejti të dihet rreth vendimit të tyre.
‘’Ne jemi duke i bo muhabetet se çka, qysh, tek…, mbetët me ditë pas tri-katër ditë. A ka gjasa a s’ka mbetet me u pa, mbasi të vendosim për këtë punë’’, tha shkurt Lushtaku
E këtë e konfirmoi edhe Ramush Haradinaj i cili e prezantoi si kandidat për deputet.
"Në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ju informoj se Lista “Ideal”, e krijuar nga Bekim Jashari e sot e udhëhequr nga Gjeneral Nuredin Lushtaku, luftëtar i orëve të para të lirisë, bartës i shumë funksioneve në institucionet e pasluftës, Listë që kishte garuar në zgjedhjet e fundit komunale në Skenderaj, sot i është bashkuar koalicionit tonë. Lista “Ideal” do të garojë në listën tonë dhe Gjeneral Lushtaku do të jetë kandidat për deputet. Po ashtu Gjeneral Lushtaku do jetë kandidat i koalicionit tonë për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet komunale.
Kështu bëhemi bashkë për Kosovën Fituese!", shkruan Haradinaj