Nisma Socialdemokrate ka mirëpritur në koalicion Listën ‘Ideal’, që drejtohet nga Nuredin Lushtaku.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Nisma beson se ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të angazhimit për një Kosovë të sigurt dhe zhvillim të qëndrueshëm
“Gjeneral Nuredin Lushtaku, me angazhimin dhe përkushtimin e madh për vendin, i bën nder dhe i jep forcë koalicionit tonë drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky bashkim forcon edhe më shumë vizionin tonë për një Kosovë stabile dhe të integruar në NATO”, thuhet në njoftimin e Nismës.