​Osmani për vizitë pune në Kanada

Aktuale

​Osmani për vizitë pune në Kanada

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 18:28
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Në këtë Forum, Osmani, do ta ketë një adresim në panelin e nivelit të lartë me temë: Epoka e optimizmit - tani varet nga ne.

Osmani gjatë vizitës në Halifax do të ketë një sërë takimesh bilaterale me zyrtarë të lartë kanadezë dhe përfaqësues të shteteve të tjera, si dhe do të mbajë një ligjëratë para studentëve dhe një takim me përfaqësues të mërgatës në Halifax.

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është ngjarje vjetore, e cila mbledh vendimmarrësit në kërkim të zgjidhjeve në sferën e sigurisë globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat