Faton Peci bën kallëzim penal ndaj Abdixhikut dhe zyrtarëve të LDK-së, kjo është arsyeja

Aktuale

Faton Peci bën kallëzim penal ndaj Abdixhikut dhe zyrtarëve të LDK-së, kjo është arsyeja

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 19:05
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhkut dhe kryetarit të Forumit Rinor të kësaj partie, Paris Gurit. Kjo erdhi pasi LDK’ja foli për grantet e dhëna nga Ministria e Bujqësisë për të afërmit e Fitore Pacollit.

Peci përmes një shkrimi në Facebook thotë se Abdixhiku, Guri dhe persona tjerë të LDK’së deshën të konstruktojnë fabrikime, sipas tij, duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të rryshfetit!

“Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh!”, shkroi Peci në Facebook.

Postimi i plotë

Me prova materiale e dëshmitarë!

Kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe të tjerëve!

Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh!

Të lartëpërmendurit, deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t'i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit!

Njollosja e fermerëve meritorë e qeverisjes transparente, nuk kalon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat