Nisma Socialdemokratke ka prezantuar kandidatin e tyre për deputetë, Isni Kilajn.
Lideri i Nismës, Fatmi Limaj ka thënë se Kilakj ishte bashkëluftër e bashkëpunëtor i etapave të sakrificës.
“Isniu është një ekonomist i diplomuar dhe ka një karrierë të pasur në shërbim të vendit. Ai ka qenë bashkëthemelues dhe komandant i njësitit të orëve të para të UÇK-së, njësiti “Lumi”, angazhim që dëshmon përkushtimin e tij ndaj zhvillimit dhe sigurisë së Kosovës.
Pas luftës, ai ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Isniu ka shërbyer edhe si Shef Ekzekutiv në qeverinë komunale dhe ka dy mandate si Kryetar i Komunës së Malishevës (2007-2013). Përveç angazhimit të tij në nivelin lokal, Isniu ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës.
Me këtë përvojë të gjerë dhe një angazhim të palodhur për zhvillimin e vendit, ai është i gatshëm të vazhdojë të kontribuojë për të mirën e përgjithshme, duke sjellë vlera në Kuvendin e Kosovës”.
Limaj shtoi se “rikthimi i fuqishëm i NISMA-s në Parlament është i garantuar me koalicionet e ndërtuara dhe bashkëngjitjen e figurave të dëshmuara si Isniu”.