Rexhepi thotë se ka marrë sinjale nga Serbia se po i pengon qasja e Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Aktuale

Rexhepi thotë se ka marrë sinjale nga Serbia se po i pengon qasja e Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 19:47
Enkel Rexhepi

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Kosovës, Enkel Rexhepi ka thënë se konkursi për subvencione për 1200 bujqit është i mbështetur nga Qeveria e Kosovës, me vlerë 1 milion euro.

Ndërsa, në ditën e djeshme Rexhepi ka thënë se ka marrë një shkresë nga Ministria e Serbisë, siç e quan ai tendencë ngase i pengon qasja e Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur një konkurs ku aty kanë konkurruar 1200 bujq, konkursi është i mbështetur nga Qeveria e Kosovës, me vlerë 1 milionë euro. Ditën e djeshme kryesisht na ka ardhur një shkrese nga Ministria e Serbisë, e cila na ka bërë pyetje se nga ku jemi bazuar por kjo nuk është çështje si lloj pyetje, kjo është një tendencë e cila kryesisht ka të drejtën e ndikimit apo i pengon qasja e Republikës së Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka deklaruar Rexhepi.

Madje, ai thotë se Serbia e gjen një mashë që përdorë për t`i diskriminuar pakicat e tjera.

Nënkryetari thotë se pengesë për Serbinë është se Kosova ka shkelur me këmbë në Luginën e Preshevës.

Ndërkohë, ai tha se i ka kërkuar Kurtit që të përdorë reciprocitet, që shqiptarët të kenë të drejtat e tyre.

“Kjo është e keqja e madhe ku Qeveria e Serbisë, gjen një mashë të cilët i përdorë për t`i diskriminuar pakicat tjera. Qeveria e Serbisë do të gjejë një shkak për t`a ndaluar, realisht kjo nuk është pengesë çështja e bujkut, realisht është pengesë pse Republika e Kosovës ka shkelur me këmbë në Luginën e Preshevës dhe kjo është pengesë për Republikën e Serbisë. Ne i kemi kërkuar edhe kryeministrit Kurti që të përdorë reciprociteti dhe shqiptarët të kenë të drejtat e njëjta”, theksoi Rexhepi në emisionin “Ditari”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ndau një milion euro si ndihmë për Luginën  e Preshevës, konkretisht për bujqit atje me ç`rast Këshilli Kombëtar në Serbi kishte hapur tashmë edhe mundësinë e aplikimit për të përfituar nga bujqit atje këto subvencione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat