​Policia kërkon kujdes të shtuar në komunikacion shkaku i kushteve atmosferike

Aktuale

​Policia kërkon kujdes të shtuar në komunikacion shkaku i kushteve atmosferike

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, duke bërë që disa rrugë të jenë të mbuluara nga uji, po ashtu tani në orët e vona dukshmëria të ulet ndjeshëm.

Policia e Kosovës thotë se gjatë kësaj kohe, janë raportuar aksidente në rrugë, përfshirë edhe autostradën.

Njësitet policore janë në terren të mobilizuara për të shtuar sigurinë në trafik dhe po trajtojnë aksidentet që kanë ndodhur.

Me qëllim që të rritet vigjilenca dhe kujdesi, policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të tregohen të përqendruar në ngasje dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat