Profesori Mensut Ademi: Faktorët ideopolitik, migrimi e papunësia janë përcaktues të pasigurisë në vend

Aktuale

Profesori Mensut Ademi: Faktorët ideopolitik, migrimi e papunësia janë përcaktues të pasigurisë në vend

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 23:23
Mensut Ademi

Ademi thotë institucionet e sigurisë kanë dështuar të krijojnë mekanizma për masat parandaluese.

Në RTV Dukagjini u diskutuan për sfidat e sigurisë në Kosovë, duke analizuar statistikat dhe fenomenet kriminale që po shqetësojnë qytetarët.

Profesori Mensut Ademi theksoi se qytetarët kanë besim të lartë tek institucionet e sigurisë, por siguria individuale, që përfshin jetën, lirinë dhe pasurinë, mbetet një shqetësim madhor.

Ai vuri në dukje një trend në rritje të veprave penale nga të miturit e moshës 14-18 vjeç, të cilët nuk përfshihen në statistikat zyrtare, duke theksuar nevojën për departamente të posaçme dhe masa preventive”.

Prej kohësh kam ofruar hulumtime dhe analiza për institucionet e sigurisë, por nuk kam marrë asnjëherë përgjigje apo përkushtim për krijimin e mekanizmave të nevojshëm,” tha Ademi.

Derisa gazetari Dibran Istrefi tërhoqi vëmendjen mbi një rritje të krimeve makabre në periudhën e fundit dhe përqendrimin e kriminalitetit jashtë veriut të Kosovës, i cili shpesh përdoret si temë politike.

“Angazhimi i madh i Policisë së Kosovës në veri ka çuar në rritjen e kriminalitetit në pjesët e tjera të vendit,” tha Istrefi.

Një tjetër shqetësim i ngritur në debat ishin grupet e fajdeve, të cilat, sipas Istrefit, janë një problem serioz. Ai përmendi se ndërhyrjet policore kundër fajdexhinjve, të përqendruara më parë në Mitrovicë dhe Prizren, janë zbehur ndër vite, me përjashtim të operacioneve të këtij viti në rajonin e Pejës.

Të dy panelistët theksuan nevojën për më shumë veprim dhe ndërhyrje nga institucionet për të adresuar këto sfida dhe për të përmirësuar ndjeshëm sigurinë publike në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat