Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në magjistralen Prizren-Gjakovë, ku pas një aksidenti trafiku, një person humbi jetën pasi u godit nga një automjet.
Lajmi u konfirmua nga Policia e Kosovës, ku u tha se fillimisht këmbësori ishte dërguar për trajtim mjekësor, por i njëjti nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Media mëson se personi që humbi jetën tragjikisht në këtë aksident është Ramadan Hoti, vëllai i veprimtarit të njohur nga Krusha, Fehmi Hoti.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 24 nëntor 2024 në ora 13:00.