Pacolli i reagon Pecit: Ministra qyqarë që sulmojnë gratë e pafajshme, ndërmarrin sulme edhe ndaj meje

Aktuale

Pacolli i reagon Pecit: Ministra qyqarë që sulmojnë gratë e pafajshme, ndërmarrin sulme edhe ndaj meje

Nga: H.O. Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 19:32
Ilustrim

Ish presidenti Behgjet Pacolli në një postim të tij në facebook ka reaguar pas deklarimeve të fundit të Ministrit të Bujqësisë Faton Peci.

Pacolli shkruan se këta lloj ministrash janë të rrezikshëm për shoqërinë tonë, sepse për interesa të tyre lëndojnë edhe gratë e mbijetuara që kanë humbur familjet në luftë.

Ai shkruan se kur ata sulmojnë gratë e pafajshme, nuk habitet që ndërmarrin sulme edhe ndaj tij.

Postimi i plotë:

Runa Zot nga ministra hajna, mos mirenjohës, arrogant, të paditur, shpifës, gënjeshtarë dhe kontravers!

Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për shoqërinë tonë, sepse, për kauza të rreme dhe interesa të ulëta, nuk hezitojnë të lëndojnë edhe gratë e mbijetuara që kanë humbur familjet dhe gjithçka në luftë. 

Kur shoh veprime të tilla ndaj këtyre grave të pafajshme, nuk habitem më nga sulmet që këta qyqarë ndërmarrin edhe ndaj meje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat