Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po përballet me akuza se ka ndarë grantet sipas përkatësisë partiake.
Akuzat ndaj tij, i ka komentuar edhe familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Imeri.
Sipas familjes Imeri, sulmet ndaj Pecit vijnë kryesisht nga ata që kanë përfituar nga praktikat e korruptuara të qeverive të mëparshme.
Kjo familja ka akuzuar qeveritë e mëparshme për abuzime të rënda me fonde publike, duke favorizuar miqtë, familjarët dhe klientët politikë. Ajo ka përmendur rastin si ai i ish-ministrit Blerim Kuçi, i cili thuhet se ka dhënë tenderë firmës së tij.
Postimi i plotë i familjes Imeri në Facebook:
-Pse po sulmohet Ministri Faton Peci?
-Diçka e çuditshme ndodh në Kosovë sa herë dikush guxon të punojë ndryshe: ata që e kanë vjedhur shtetin si mos më keq, papritmas bëhen kampionë të moralit.
- Sulmet ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, janë shembulli më i freskët i kësaj “dëshire për drejtësi".
- Por, le ta themi hapur – halli nuk është se ministri Peci që ka ndarë grantet në mënyrë të barabartë për të gjithë, pavarësisht përkatësisë partiake..
-Në kohën e qeverive të kaluara, paratë publike ishin lodra private për ministrat dhe miqtë e tyre, kete e dijme te gjithe ..
-Një shembull? Blerim Kuçi, ish-ministër i qeverisë PAN, pa fije turpi ia dha një tender prej 5 milionë eurove firmës së tij.
- Nuk po flasim këtu për shkelje "të vogla".
-Këtu po flasim për abuzime që do t’ia bënin zili edhe shtetet më të korruptuara në botë.
-Familjarë, miq dhe klientë të pushtetit u pasuruan aq shumë, saqë nga fshatrat e vogla nisën të lindin milionerë të befasishëm..
-Mos u habisni nëse dikush përfundon duke shpikur një “gjenetike te pasurimit te shpejte"
-Fatos Peci nuk po sulmohet pse nuk punon mirë – përkundrazi.
- Po sulmohet sepse grantet nuk po shpërndahen më si më parë .
-Dhe kjo nuk i pëlqen atyre që për dekada e kanë konsideruar shtetin si kasafortën e tyre personale.
-Të ndash fonde për fermerët pa pyetur se cilës parti i përkasin?
- Kjo është e pafalshme në sytë e atyre që kanë ndërtuar perandori mbi praktikën e kundërt.
-Por mos u mashtroni, sulmet ndaj qeverisë Kurti nuk kanë të bëjnë vetëm me Peci-n apo grantet.
-Ata kanë një hall shumë më të madh: ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme..
-Ky është “makthi i natës” për komandantët e transformuar në milionerë, për oligarkët e vetëshpallur dhe për ata që e kanë kthyer shtetin në biznes familjar.
-Imagjinoni skenën: një ditë, dikush troket në derë dhe kërkon dokumentet për vilën luksoze apo për tokat që janë përvetësuar pa asnjë arsyetim, p.sh 50 euro hektari ..
-Paniku është i justifikuar..
-Mediat që sot bëjnë zhurmë për Peci-n nuk e kanë hallin e fermerëve.
-Hallin e kanë që ata që i mbajnë me privilegje dhe fonde të dyshimta mund të humbasin gjithçka.
-Këto media kanë qenë gjithmonë në shërbim të pushteteve që u kanë dhënë copa nga torta e madhe e shtetit.
-E tani që torta po ndahet ndryshe, po bëjnë zhurmë që të mos humbin të paktën thërrimet.
-E pra, kush po ankohet për Faton Peci-n?
-Janë pikërisht ata që për dekada e kanë zhveshur Kosovën deri në kockë.
-Nuk qan as fermeri, as qytetari i zakonshëm.
-Qan “klasa e milionerëve të papritur”, që kane frikë se loja e tyre po merr fund.
-Dhe kjo është 'tragjedia' më e madhe për ta – jo për Kosovën.