Deputeti i VV-së: Zyrtarët që janë të dënuar dhe kanë aktakuzë nuk duhet të kandidojnë për deputetë

Aktuale

Deputeti i VV-së: Zyrtarët që janë të dënuar dhe kanë aktakuzë nuk duhet të kandidojnë për deputetë

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 09:17
Halil Thaçi

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, konsideron se zyrtarët që janë dënuar dhe kanë aktakuzë për korrupsion, nuk ishte dashur të kandidonin për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

‘’Zyrtarët që janë të dënuar dhe kanë aktakuzë nuk është dashtë të kandidojnë se kohëve të fundit janë ngritur disa aktakuza që kanë të bëjnë më shumë me politikën se sa janë të vërteta’’, thotë ai.

Thaçi, thekson se disa raste të fundit që janë ngritur nga drejtësia në vend, për të konsiderohen si të montuara politikisht dhe se nuk kanë bazë.

"Rasti i Nagip Krasniqit që është arrestuar për diçka tjetër e aktakuza për tjetër gjë. Këto raste janë të montuara politikisht dhe nuk kanë ndonjë bazë dhe personat e tillë nuk mund të penalizohen dhe të mos marrin pjesë në zgjedhje’’, shprehet ai.

Deputeti i VV-së, shprehet shumë skeptik për punën e sistemit ligjor në vend, derisa thotë se nëse Prokuroria dhe Gjykata e ka shpallë të pafajshëm Rastin ‘’Pronto’’ s’ka çfarë të thotë më shumë.

‘’Prokuroria dhe Gjykata që e shpallë rastin Pronto si të pafajshëm çfarë kemi me fol më shumë për të është puro politike edhe prokuroria edhe gjykata’’, shprehet ai.

Për deputetin Thaçi, Vettiungu mbetët i vetmi opsion për sistemin e drejtësisë.

‘’I vetmi opsion për Gjykata do të ishte Vettingu me këta prokurorë e gjykatës që shpallin të pafajshëm rastin Pronto dhe shumë raste të tjera’’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat