Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë se personat që akuzohen për korrupsion në aspektin moral e politik nuk do të duhej të ishin pjesë e listave zgjedhore.
‘’Personat që akuzohen për korrupsion, partitë nuk është dashtë me i prezantuar në listat e tyre zgjedhore’’, thotë ai.
Demhasaj, thotë se ndonëse kjo nuk ndalohet me ligj që një i akuzuar të kandidoj për deputet, derisa nuk ka vendim final të Gjykatës.
‘’Për aq kohë sa nuk je i dënuar konsiderohesh i pafajshëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjit ju takon e drejta e kandidatit në zgjedhje por nuk duket logjikshëm që personat që kanë aktakuzë për korrupsion me qenë pjesë e listave zgjedhore’', shprehet ai.
Ai, thotë se rreth 50% e të akuzuarve për korrupsion, po dalin të pafajshëm në fund të procesit.
‘’Duke marr parasysh se një numër të madh të aktakuzave për korrupsion që i ngritin hidhet poshtë rreth 50% e tyre nga ana e Gjykatave kjo është argument që prej tyre disa janë të pafajshëm‘’, tha Demhasaj.