Demhasaj: Partitë nuk duhet t’i prezantojnë në listat e tyre zgjedhore personat që akuzohen për korrupsion

Aktuale

Demhasaj: Partitë nuk duhet t’i prezantojnë në listat e tyre zgjedhore personat që akuzohen për korrupsion

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 09:27
Arton Demhasaj

Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë se personat që akuzohen për korrupsion në aspektin moral e politik nuk do të duhej të ishin pjesë e listave zgjedhore.

‘’Personat që akuzohen për korrupsion, partitë nuk është dashtë me i prezantuar në listat e tyre zgjedhore’’, thotë ai.

Demhasaj, thotë se ndonëse kjo nuk ndalohet me ligj që një i akuzuar të kandidoj për deputet, derisa nuk ka vendim final të Gjykatës.

‘’Për aq kohë sa nuk je i dënuar konsiderohesh i pafajshëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjit ju takon e drejta e kandidatit në zgjedhje por nuk duket logjikshëm që personat që kanë aktakuzë për korrupsion me qenë pjesë e listave zgjedhore’', shprehet ai.

Ai, thotë se rreth 50% e të akuzuarve për korrupsion, po dalin të pafajshëm në fund të procesit.

‘’Duke marr parasysh se një numër të madh të aktakuzave për korrupsion që i ngritin hidhet poshtë rreth 50% e tyre nga ana e Gjykatave kjo është argument që prej tyre disa janë të pafajshëm‘’, tha Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat