Beqa thotë se PDK-ja vendosi standard që zyrtarët nën hetime të mos jenë pjesë e listave zgjedhore

Aktuale

Beqa thotë se PDK-ja vendosi standard që zyrtarët nën hetime të mos jenë pjesë e listave zgjedhore

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 09:30
Hajdar Beqa

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, potencon se zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion nuk do të duhej të ishin pjesë e listës zgjedhore.

‘’Zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion nuk duhet të bëjnë pjesë në lista zgjedhore sepse nuk i bëjnë nder as listës dhe as përfaqësimit qytetar’’, shprehet ai.

Deputeti Beqa, thekson se këtë standard madje e kishte vendosur PDK-ja.

‘’Ne si PDK kemi vendos një standard që nuk kemi pas raste dhe s’kemi e as nuk do të ketë që ndonjë zyrtar që është nën hetime nuk do të jetë në pjesë të listës’’, thotë ai.

Ai thotë se pavarësisht me të drejt apo pa të drejt, duhet pritur përfundimi i hetimeve ndaj tyre.

‘’Pavarësisht me drejtë apo pa drejtë zhvillohet një hetim ndaj një zyrtari duhet me prit përfundimin e tyre’’, thotë Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat