Osmani takon Admiralin e NATO-s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për sigurinë në Kosovë

Aktuale

Osmani takon Admiralin e NATO-s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për sigurinë në Kosovë

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 10:19
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO’s.

Ajo ka thënë se prania e KFOR’it në Kosovë ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë “ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike”.

Osmani ka shtuar se i ka shprehur mirënjohje admiralit Bauer për rolin e NATO’s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe për përkushtrimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Gjatë takimit me Admiralin Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, shpreha mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat