Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Aktuale

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 17:07
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në konventën politike të Nismës Socialdemokrate.

Haradinaj ka thënë se koalicioni i tyre është opsioni i vetëm për të arritur synimet tona dhe për ta bërë realitet një Kosovë Fituese.

Iu bashkova sot partnerëve të Koalicionit në konventën politike të Nismës Socialdemokrate. Koalicioni ynë, i përbërë nga figura të dëshmuara që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë e lavdishme të Kosovës, është opsioni i vetëm për të arritur synimet tona dhe për ta bërë realitet një Kosovë Fituese, ëndërr e shumë gjeneratave”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO do të sjellë kthesën e madhe.

“Anëtarësimi direkt në NATO, jo vetëm si aspiratë, por edhe si proces përmes Planit Aksional, do të sjellë kthesën e madhe – jo vetëm në siguri, por edhe në ekonomi dhe në çdo sferë tjetër të jetës. Ju sigurojmë se do ta bëjmë realitet. Nuk është veç fjalë. Çdo herë kemi dëshmuar se mund ta bëjmë”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat