Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për rritje të sigurisë së punëtorëve

Aktuale

Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për rritje të sigurisë së punëtorëve

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 21:16
Ramush Haradinaj

25-vjeçari Arbër Gërguri ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Prizren.

Lidhur me këtë, ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë se një vdekje në mënyrë kaq të parakohshme dhe fatkeqe është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë.

Haradinaj u bënë thirrje ndërmarrësve që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve.

Lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Prizreni na ka tronditur të gjithëve. Një jetë e humbur në mënyrë kaq të parakohshme dhe fatkeqe është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë ne.  Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e të ndjerit”

Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve kurse për organet  kompetente institucionale ky rast është edhe një alarm se ata duhet të rrisin përgjegjësitë e tyre dhe të rrisin nivelin e implementimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat