Veprimtari i LDK-së Fetah Rudi ka njoftuar se me propozimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, do të jet kandidat i kësaj partie për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Me këtë rast, Rudi kërkuar mbështetje të mëtejshme nga qytetarët e Kosovës dhe anëtarët e partisë.
Rudi ka apeluar që të vazhdohet me reformat dhe iniciativat që mbetën në gjysmë, duke u shprehur i bindur se Kosova ka nevojë për një qeverisje të fortë, dhe se LDK-ja, me Lumirin kryeministër, është zgjedhja e duhur për të udhëhequr vendin përpara.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
të dashur anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
shokë, miq e dashamirë,
Kam kënaqësinë dhe nderin që, me propozimin e kryetarit Lumir Abdixhiku dhe kryesisë së degës së LDK-së në Malishevë, ta pranoj kandidaturën për deputet të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Më lejoni që edhe një herë të kërkoj mbështetjen tuaj, ashtu siç më keni përkrahur çdo herë.
Në mandatin e kaluar kanë mbetur shumë gjëra pa u thënë, e shumë punë pa u kryer, por atë kohë primare ishte jeta e njeriut, pasi ishim duke u ballafaquar me pandeminë e COVID-19.
Tani kërkoj mbështetjen tuaj edhe njëherë, që ato që i lamë në gjysmë, t’i çojmë deri në fund.
Kosova ka nevojë për qeverisjen e LDK-së, Kosova ka nevojë për Lumirin kryeministër.
Ju ftoj edhe një herë të mbështetni programin e LDK-së, t’i mbështetni kandidatët e LDK-së. Ju ftoj të bëheni pjesë e ndryshimit, bëhuni pjesë e LDK-së.
Ju faleminderit për mbështetjen tuaj. U jam mirënjohës përgjithmonë!
Bashkë për fitoren e LDK-së me Lumirin kryeministër ✌️
I juaji,
Fetah Rudi.