​Efektet e heqjes së vizave në migrim, UNDP publikon nesër analizën e pulsit publik

Aktuale

​Efektet e heqjes së vizave në migrim, UNDP publikon nesër analizën e pulsit publik

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP) do të publikojë të hënën analizën e pulsit publik mbi efektet e liberalizimit të vizave në migrim.

Analiza shqyrton ndikimin e liberalizimit të vizave në ekonomi dhe eksploron demografinë e personave që kanë lënë Kosovën qe nga janari 2024, përfshirë gjininë, etninë, moshën, arsimimin, profesionin, nivelin e të ardhurave dhe vendbanimin e tyre, si dhe pritjet dhe planet e tyre.

Analiza bazohet në një anketë me 1.306 pjesëmarrës nga shtatë rajone, duke reflektuar diversitetin gjinor dhe etnik, si dhe trajton pyetje si: cilat vende janë vizituar më së shumti pas heqjes së vizave dhe pse njerëzit shkojnë në ato vende?

Aty përfshihen gjetje nga gjashtë diskutime në grupe fokus me përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, duke përfshirë bizneset, për të vlerësuar mundësinë e “largimit të trurit”, strategjitë për zbutjen e këtij fenomeni dhe ndikimin e emigracionit të fuqisë punëtore në sektorët kyç si shëndetësia, arsimi, energjia dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit.

Qytetarët e Kosovës qe nga 1 janari 2024 po e shfrytëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në 29 vendet anëtare të zonës Schengen, ku mund të qëndrojnë 90 ditë brenda gjashtë muajsh për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, por jo edhe për punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat