Kryetari i Kuvedit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot do ta pres në takim kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës pritja ceremonial do të jetë në ora 09:15, ndërkaq takimi bilateral në 09:45.
Përndryshe, Qeveria e Kosovë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur mbledhje të përbashkët.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk e ka asnjë problem me Maqedonnë e Veriut.