Presionet për themelim të Asociacionit, Tomë Gashi ‘godet’ kundërshtarët e Kurtit - publikon këtë video të kryeministrit

Aktuale

Presionet për themelim të Asociacionit, Tomë Gashi ‘godet’ kundërshtarët e Kurtit - publikon këtë video të kryeministrit

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 08:40
Tomë Gashi dhe Albin Kurti

Asociacioni është kthyer në qendër të diskutimeve, me presionet e shtuara nga ana e ndërkombëtarëve dhe të tjerëve, ndaj qeverisë Kurti për ta pranuar atë.

E në lidhje me këtë, ka reaguar avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook, ku publikoi edhe një video dhe deklaratë, në të cilën kryeminsitri Albin Kurti kishte folur në lidhje me Asociacionin.

“E kam diskutuar kët gjë edhe në Bruksel, nuk mund të ofrojë kafe pa filxhan. Cili është burimi legal-juridik i Asociacionit, a është Kushtetuta apo diçka tjetër? Beogradi thotë se nuk e pranon Kushtetutën e Kosovës, atëherë pse jemi duke diskutuar.

Nuk mund të thuash unë kam marrë sa kam marrë, dua të marrë edhe më shumë, por ti nuk ekziston. Ata duhet ta pranojnë Kosovën, çkado që kërkojnë për serbët në Kosovë duhet ta kërkojnë përbrenda rendit kushtetues dhe ligjit të Republikës së Kosovës”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e të parit të qeverisë sonë.

Për këtë, avokati Gashi kishte edhe një mesazh për kundërshtarët e kryeministrit, transmeton "Bota sot".

“Ju shqiptarë, që pak më shumë se Serbia po e kërkoni asociacionin e Serbisë, ndëgjone pak Albinin, mos po kfjelleni pak në emër të Shqiptarisë”, u shpreh ai.

Postimi:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat