Osmani udhëton në Kolumbi për disa takime dhe inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota

Aktuale

Osmani udhëton në Kolumbi për disa takime dhe inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 09:17
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi.

Në kuadër të vizitës së saj, Osmani thuhet se do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe me Presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.

Gjatë vizitës së punës në Kolumbi, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku përpos që do të jetë folëse kryesore në ceremoninë hapëse të konferencës, do të jetë folëse edhe në panelin diskutues ku do të trajtohet çështja e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale në konflikt”.

Në agjendën e Osmanit do të jenë edhe një sërë takimesh me delegacione dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë.

Osmani gjatë vizitës në Kolumbi do ta bëj inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat