Konjufca priti homologun nga Maqedonia e Veriut

Aktuale

Konjufca priti homologun nga Maqedonia e Veriut

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zyrtar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin.

Pritja ceremoniale u zhvillua në hyrjen e Kuvendit të Kosovës, duke shënuar fillimin e një vizite të rëndësishme mes dy palëve.

Pas ceremonisë, në orën 9:30, nisi një takim kokë më kokë ndërmjet kryeparlamentarëve, derisa pritet të diskutohen tema të rëndësishme që ndërlidhen me bashkëpunimin dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ky takim vjen në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për thellimin e dialogut parlamentar dhe përmirësimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Detaje të mëtejshme rreth diskutimeve priten të bëhen publike më vonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat