FSK-ja fton qytetarët që të festojnë së bashku “Ditën e Forcës së Sigurisë”

Aktuale

FSK-ja fton qytetarët që të festojnë së bashku “Ditën e Forcës së Sigurisë”

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kremtimit të Ditës së Forcës, në ceremoninë që do të mbahet më 27 nëntor.

Nga kjo ministri ftohen të gjithë qytetarët se nga ora 10.00, mund të vizitojnë kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë.

Në këtë ditë të shënuar, forcat ushtarake të FSK-së do të demonstrojnë aftësitë e jashtëzakonshme edhe me aktivitete tjera.

“Të nderuar qytetarë, ejani të festojmë së bashku Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovë”, thuhet në njoftim/ftesë nga FSK-ja.

Image
Njoftimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat