Tahiri: Qeveria e ka normuar kundërligjshmërinë në fusha të ndryshme

Aktuale

Tahiri: Qeveria e ka normuar kundërligjshmërinë në fusha të ndryshme

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 12:46
Besnik Tahiri

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputeti nga AAK-ja Besnik Tahiri në konferencën për media ka thënë se për katër vjet qeverisje nuk është kryer asnjë projekt.

Tahiri tha se AAK-ja e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm që Kuvendi i Kosovës dhe kërkesa e tyre për debat të shpërfaqet.

Rezoluta jonë për tri vite qeverisje, propozimi në kryesi ka qenë që të shqyrtohet  për mandatin e kësaj qeverie. AAK e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme që kuvendi i Kosovës, fillimisht kërkesa jonë për debat rreth kësaj teme duhet të shpërfaqet.

Kjo qeverisje e dështuar e cila përveç faktit që ka dëmtuar në rrafshin e jashtëm në rrafshin e brendshëm ka probleme më serioze që ndërlidhen me mirëqenien e ekonomisë dhe në secilin sektor. Katër vjet asnjë projekt nuk është përmbyllur, për katër vjet, një mandat kjo qeveri do të përshkruhet, si qeveri që e ka normua kundërligjshmërinë në fusha të ndryshme. Ky debat do të jetë ballafaqimi i kësaj qeverie me AAK-në thirrëse me opozitën në mënyrë që të shpërfaqim efektet që kanë ndodhur”, ka thëne Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat