Reagon AAK: Kryeministri Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të KRU-ve

Aktuale

Reagon AAK: Kryeministri Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të KRU-ve

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore në AAK ka thënë se shumica e bordeve të emëruara në Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Kosovë kanë dështuar të jenë profesionale dhe “shpesh janë përbërë nga individë pa përvojë të mjaftueshme në menaxhimin e sektorit të ujit”.

Përmes një komunikate për media, AAK ka thënë se faktori që ka ndikuar në këtë situatë, është roli i qeverisë e veçmas i kryeministrit Kurti.

“Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë situatë është roli i qeverisë, veçanërisht i Kryeministrit Albin Kurti. Pavarësisht premtimeve të përsëritura për përmirësimin e gjendjes në sektorin e ujit përmes instalimit të bordeve profesionale, këto premtime nuk janë materializuar sipas pritshmërive. Në të vërtetë, përzgjedhja e kryesuesve dhe anëtarëve të bordeve shpesh është bërë pa ndjekur një proces transparent dhe të bazuar në merita profesionale”, thuhet në komunikatë.

AAK tutje thotë se “Kurti është dalluar nga paraardhësit e tij duke ndërmarrë një rol direkt në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat