Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis së V., Afrim Gashi.
Kurti shplaos detaje nga takimi, duke thënë se bashkëpunimi mes dy vendeve mund të afrojmë edhe më shumë qytetarët e dy vendeve.
Sipas tij, viziata e tilla janë teje të vlefshme.
Postimi në Facebook:
Një javë pasi ishim nikoqir të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për mbledhjen e dytë të përbashkët qeveritare, sot kisha nderin dhe kënaqësinë ta mirëpres Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Bashkëpunimi parlamentar mund t'i çojë më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona dhe të afrojmë edhe më shumë qytetarët e dy vendeve. Andaj vizitat si kjo janë tejet të vlefshme, e grupet parlamentare të miqësisë, tejet të rëndësishme.