Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, stërviten së bashku në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë

Aktuale

Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, stërviten së bashku në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 16:50
Foto nga takimi

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, realizuan një trajnim të përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë.

Përmes një njoftimi nga ana e policisë, theksohet se ky trajnim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit, ndërveprimit dhe gatishmërisë operacionale për të përballuar sfidat e sigurisë dhe emergjencave.

Në këtë aktivitet, pjesëmarrësit demonstruan profesionalizëm të lartë dhe angazhim të palëkundur për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.

“Për ta përcjellë nga afër këtë ushtrim në Kampin Vrella ishin prezentë: drejtori Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Enrico Barduani”.

“Ky bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare është një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet ndër të tjera në njofitmin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat