Në Kosovë sot ka nisur punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ku shton se për mbi tre vjet ata janë udhëhequr me këtë parim
Postimi i plotë:
Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë dhe prej më shumë se tri vitesh jemi udhëhequr nga ky parim të cilin gjithmonë e kemi mbështetur zëshëm. Brenda këtij mandati kemi dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin dhe me këtë qasje do të vazhdojmë tutje.
Sot filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar. Ky grup punues që përbëhet nga mekanizmat e sigurisë, drejtësisë e partnerët tanë ndërkombëtar, bazuar mbi themele të qarta të vizionit tonë, do të hartojë Strategjinë e cila do të jetë udhëzues për institucionet që garantojnë sundimin e ligjit për të gjithë pa dallim.
Mbështetja ime për institucionet tona nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë asnjëherë në këtë betejë të përditshme por të domosdoshme, për një Republikë të sigurtë e me të ardhme prosperuese.