Anëtarja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se ka motivim brenda kësaj partive para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Ajo tha në Frontal se “Qeveria e ardhshme do të jetë e përbërë nga opozita e tanishme”.
“Jam e motivuar. Brenda strukturave të Nismës unë po shoh gra e çika, burra e djem të rinj me qëllime të qarta që do të bëjnë veç vepra e pak fjalë”, tha Izmanku.
Ajo komentoi edhe faktin që ish-ushtari i UÇK-së Nuredin Lushtaku është pjesë e këtij koalicioni të Nismës me AAK-në dhe konservatorët.
“Ai është pjesë e UÇK-së, e luftës së lavdishme. Kur e shohim të gjallë nuk na duket interesant por ai ka mujtë me qenë njeri ndër ata që dhanë jetë. Sigurisht që vet prezenca e tij dje brenda ka shfaqur shumë entuziazëm brenda masës”, tha ajo.