Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhuna është shoqëri më e fortë

Aktuale

Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhuna është shoqëri më e fortë

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 23:07
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqëri është betejë e përbashkët e grave dhe e burrave.

Kurti ka thënë se një shoqëri e lirë nga dhuna është shoqëri më e fortë.

“Po fillojmë fushatën “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, me thirrjen e përbashkët për ndërgjegjësim, për drejtësi e për barazi. Për të mbrojtur dinjitetin njerëzor. Për një shoqëri ku çdo grua dhe vajzë ka të drejtën të jetojë e lirë, e të ëndërrojë pa frikë.

Si qeveri, po veprojmë çdo ditë. Po forcojmë ligjet. Po rrisim ndihmën për strehimoret. Po fuqizojmë gratë ekonomikisht. Po mbështesim viktimat e dhunës me bazë gjinore. Duke fuqizuar gratë, forcojmë shoqërinë. Shpijmë përpara barazinë në shoqëri dhe zhvillimin në shtetin tonë. Kjo është beteja jonë. Jo vetëm e grave. Por e burrave dhe grave së bashku. Sepse një shoqëri e lirë nga dhuna është shoqëri më e fortë. Më e drejtë. Më njerëzore”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat