Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor

Aktuale

Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 06:43

Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.

Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor është një ngjarje vjetore që bashkon qeveritë, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët e pavarur dhe komunitetet për të trajtuar kolektivisht çështjen e diskriminimit racor kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në rajon.

Nën sloganin “Forcë në diversitet - Një shoqëri pa diskriminim racor”, objektivat e Samitit përfshijnë: Forcimin e vullnetit politik për veprime transformuese për të adresuar racizmin sistemik dhe diskriminimin racor, theksimin e rëndësisë së përfaqësimit të publikut në çdo nivel të proceseve të vendimmarrjes për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit racor, njohjen e kontributit të individëve, organizatave dhe sektorit privat që qëndrojnë kundër racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës, sfidat me të cilat përballen, si dhe ofrimin e rekomandimeve për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe reflektimin e arritjeve dhe sfidave të mëparshme, duke përfshirë mësimet e nxjerra nga edicionet e kaluara të samiteve me fokus tek diskriminimi racor – antigjipsizmit.

Samiti organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit - Republika e Kosovës me mbështetjen e Terre des hommes Misioni në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve dhe Fondacionit HEKS, në kuadër të projektit - Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat