​Ligji i kthyer për rishqyrtim nga vendimi i presidentes shqyrtohet sot në komision

Aktuale

​Ligji i kthyer për rishqyrtim nga vendimi i presidentes shqyrtohet sot në komision

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrtoj vendimin e presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit” si dhe shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Inspektoratin Qendror te Mbikëqyrjes se Tregut.

Bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer këtë ligj për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

“Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë.

Për më tepër, bashkëngjitur gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse”, thuhet në vendimin e presidentes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat