Hamiti i LDK-së: Ndryshimi që e provuan qytetarët më 2021 po del të jetë korrupsion

Aktuale

Hamiti i LDK-së: Ndryshimi që e provuan qytetarët më 2021 po del të jetë korrupsion

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 10:36
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se ata që e votuan LVV-në në vitin 2021 proklamuan se votuan “për ndryshim”.

Ai ka bërë me dije se ndryshimin që provuan qytetarët doli të jetë propagandë dhe korrupsion.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kjo kaste politike buxhetin e Kosovës po e bën rrush e kumbulla.

“’Për ndryshim’ deklaronin qytetarët që e votuan Qeverinë Vetëvendojse+Guxo në shkurt të vitit 2021. Ndryshimi që e përjetuan qytetarët, votues dhe jovotues, po del të jetë propagandë dhe korrupsion qeveritar katërvjeçar. Po ashtu, shkelje serike të ligjeve dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Buxhetin po e bën rrush e kumbulla kjo kastë pushtetore. Kosova është sanksionuar prej BE-së nga qershori i vitit të kaluar për fajin e kësaj Qeverie të Vetëvendosjes së Albin Kurtit. Vendi ynë nuk e ka marrë asnjë njohje ndërkombëtare në këto katër vjet. Qeveria nuk e ka siguruar asnjë anëtarësim ndërkombëtar të shtetit tonë”, ka shkruar ai, duke shtuar se më 9 shkurt qytetarët e kanë mundësinë për të ndryshuar.”

“Ndërkohë, propaganda dhe korrupsioni qeveritar po vazhdojnë. Me intensitet të shtuar tash, në vigjilie të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit të vitit 2025. Ndryshimi që e provuan u doli i hidhur qytetarëve tanë. Kanë mundësi të votojnë ndryshe herën tjetër, për ta çuar Vetëvendosjen në opozitë të merituar”, ka shkruar Hamiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat