Kundër dhunës gjinore, Konjufca dhe Haxhiu thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit

Aktuale

Kundër dhunës gjinore, Konjufca dhe Haxhiu thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 11:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, u mbajt Konferenca gjithë ditore “Të Bashkuar Kundër Dhunës – Mjaft!.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë fjalimit të saj tha se Kosova ka bërë hapa përpara në shumë drejtime në luftimin e dhunës me bazë gjinore.

Ajo tha se si ministre është përkushtuar që ligjet të mos jenë vetëm fjalë, por një “armë e fuqishme kundër dhunës”.

Dhuna nuk është vetëm një akt, dhuna është një plagë që na sfidon si shoqëri. Një dështim politik që kërkon një përgjigje të guximshme. Kosova ka bërë hapa përpara në shumë drejtime, por suksesi si shtet matet më së shumti nga ajo që ne si institucione bëjmë për më të dobëtit. Dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore vazhdojnë të jenë sfida tona të mëdha. Si ministre e Drejtësisë jam përkushtuar të mandatit tim për të siguruar që ligjet të mos jenë vetëm fjalë dhe vepra ,por armë të fuqishme kundër dhunës dhe ne përmes mekanizmave adekuate ne po forcojmë mekanizmat ligjit. E them me zë të lartë që mediat kjo thirrje është që mediat të jenë aleat sepse dhunuesit nuk duhet të amnistohen dhunuesi duhet të marrë përgjegjësinë për atë që e ka bërë”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se tashmë institucionet janë më të përgatitura për t’iu përgjigjur viktimave të dhunës.

Fushata globale e 16 ditëve është dëshmi se përpjekjet për ta dënuar dhunën e cila është me bazë gjinore, është i domosdoshëm një solidaritet dhe angazhim i përditshëm. Fatkeqësisht dhuna gjinore mbetet një problem i madh edhe ndonëse janë bërë hapat për avancimin dhe ngritjen e ndërgjegjësimit dhe të gjithë e dinë se kemi shumë punë për të bërë. Institucionet janë më të përgatitura tash për t’iu përgjigjur viktimave të dhunës”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat