Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.
“Si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anekënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës”, ka shkruar Osmani.
Presidentja ka thënë se kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme.
“Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo”, tha ajo.