Nuk ka kuorum, dështon të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Aktuale

Nuk ka kuorum, dështon të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 11:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Në mungesë të kuorumit ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në të cilin ishte paraparë që të shqyrtohet vendimi i Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Po ashtu në këtë mbledhje ka qenë e paraparë që të bëhet edhe shqyrtimi i Raportit me rekomandime për lexim të dytë për Inspektoratin Qendror te Mbikëqyrjes se Tregut si dhe Formimi i paneleve për procesin intervistues për plotësimin e pozitave vakante në ARRU dhe NP KOSTT.

Detaje tjera nuk u japen ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat