Koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, sot zyrtarisht iu bashkua edhe Lista Ideali e udhëhequr nga Nuredin Lushtaku.
Kjo u bë e ditur gjatë një konference për media ku edhe u nënshkrua koalicionit.
“Sot zyrtarisht e konfirmojmë që koalicionit tonë iu bashkua edhe Lista Ideali, e udhëhequr nga gjenerali Nuredin Lushtaku. Një shqiptar i zoti, luftëtar i hershëm. Ka mbajtur edhe funksione publike, ka qenë komandant i gardës në Ushtrinë e Kosovës e poashtu edhe deputet në një kohë të caktuar”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së, kandidat për kryeministër i uroi anëtarët e koalicionit dhe iu tha “na priftë e mbara”.