Jasharaj: Qeveria Kurti ka bërë çmos që t’i shuajë sindikatat

Aktuale

Jasharaj: Qeveria Kurti ka bërë çmos që t’i shuajë sindikatat

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 12:03
Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Rrahman Jasharaj, ka thënë sot se Qeveria Kurti ka qasje armiqësore ndaj sindikatave.

Ai në veçanti përmendi ministren e Arsimit, Arbërie Nagaci, të cilën e akuzoi se është munduar që t’i shuajë këto sindikata.

Duke i shlyer nga anëtarësia nga regjistrat anëtarësinë tonë dhe duke na obliguar për diçka që nuk ka ndodhur në shtetet demokratike të Evropës që rishtazi të deklarohemi në E-Kosova. Ata kanë shpresuar që mësimdhënësit do të hezitojnë, punëtorët e arsimit do të hezitojnë dhe nuk do të regjistrohen, dhe në këtë mënyrë ata do ta shpallnin të shuar një sindikatë, por ndodhi e kundërta”, tha Jasharaj.

Jasharaj njoftoi se më 4 dhjetor SBASHK do të ndërmarrë veprimin e parë sindikal duke protestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat