Xani: Opozita është ngjall në 5-6 muaj, për tri vjet ishte e pa takat

Aktuale

Xani: Opozita është ngjall në 5-6 muaj, për tri vjet ishte e pa takat

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 12:09
Visar Xani

Analisti politik, Visar Xani ka thënë se partitë opozitare për më shumë se tri vite të kësaj qeverie kanë qenë të pafuqishëm dhe pa strategji për kundërpërgjigje ndaj qeverisë.

Ai ka thënë se partitë opozitare kanë bërë kalkulime për disa tema të ndjeshme.

Xani në emisionin “InfoNata”, tha se opozita është aktivizuar, por së deri në këtë kohë Qeveria e Kosovës s’ka pasur opozitë.

“Kemi pas një opozitë që ka qenë e “pa takat” për t’i përballuar këtyre numrave të madh por edhe aty ku ka pasur mundësinë për të debatuar ose kritikuar qeverinë për disa procese të ndjeshme, është treguar pak a shumë kalkulime sidomos me aspektin e politikës së jashtme, kur ka pas tema të “nxehta” ose çështja e dialogut. Një kohë të gjatë opozita është shërbye vetëm më ato çka i kanë zbulu mediat dhe nuk ka pas ndonjë strategji të vetën për t’ iu kundërpërgjigj Qeverisë së Kosovës, e që në aspektin politik për ta dëmtuar dhe ulur në përqindje. Hiç këta pesë – gjashtë muajt i fundit po duket që është ngjall opozita rreth tri vite Qeveria e Kosovës s’ka pasë opozitë fare dhe ka lëvizur ashtu siç ka dashtë vet”, ka thënë Xani.

Ai ka thënë se Qeveria ka dështuar në përmbushjen e agjendës legjislative dhe ekzekutive, duke shtuar se me numrat që ka pasur nuk do të duhej të ndodhte kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat