Thaçi dhe të tjerët i shkruajnë letër gjyqtarëve të Gjykatës Speciale

Aktuale

Thaçi dhe të tjerët i shkruajnë letër gjyqtarëve të Gjykatës Speciale

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 12:10
Thaçi dhe të tjerët

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, kanë dërguar një letër në drejtim të gjyqtarëve të Gjykatës Speciale, ku janë ankuar për mos gjykim të drejtë.

Në letrën e tyre ata kanë thënë se gjyqtarët po mbajnë anën e prokurorisë.

“Marrja në pyetje nga gjyqtarët po krijon përshtypjen se Paneli nuk e konteston çështjen e Prokurorisë, por në vend të kësaj po përdor pjesën më të madhe të kohës dhe po drejton shumicën e pyetjeve drejt temave fajësuese, duke krijuar përshtypjen e qartë se nuk po respektohet prezumimi i pafajësisë së të akuzuarve.

Të katër të akuzuarit me këtë shënojnë zyrtarisht kundërshtimin e tyre për mënyrën se si është kryer marrja në pyetje nga gjyqtarë gjatë gjithë kohës ne këtë gjykim, dhe pohojnë se të drejtat e tyre të gjykimit të drejtë dhe të drejtat për një gjykim të pavarur dhe të paanshëm janë shkelur”, thuhet në një pjesë të letrës të cilën e ka publikuar, Shkelzen Dragaj i cili ka qenë këshilltar i Kadri Veselit në kohën ku ky ishte kryetar i Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat