“Bixhoz me partnerët”, Konjufca komenton fjalimin e Osmanit - ja çka thotë

Aktuale

“Bixhoz me partnerët”, Konjufca komenton fjalimin e Osmanit - ja çka thotë

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 13:22
Galuk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca komentoi fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Omsani në Kuvend, e cila hodhi kritika mbi punën e qeverisë.

Ndër tjera, ajo tha se qeveria po luan bixhoz me aleatët për interesa politike.

E për këtë Konjufca për televizionin u shpreh se presidentja nuk e ka gjetur fjalën e duhur për ta bërë një kritikë. Madje ai sygjeroi se e para e vendit ka mënyra tjera se si ta bëjë një gjë të tillë.

“Unë nuk mendoj që presidentja e ka gjetë fjalën më të duhur për ta bërë një kritikë për qeverinë. Mendoj që ka edhe mënyra tjera si shprehet kjo. Mospajtimet gjithmonë i kemi pasë edhe ato janë evidente sidomos për temat, dialogu, asociacioni i komunave, vendimi apo jo i asociacionit ne Kushtetuese veprimet e Qeverisë në veriun e Kosovës… mund të ketë dallime, mirëpo mendoj se duhet të ja ruajmë inegritetin institucioneve dhe përgjegjesisë që e përfaqësojmë. Ma merr mendja që ka hapësirë të madhe që kritikat edhe mospajtimet me i shpreh në mënyra tjera dhe jo me përdorë fjalë të cilat janë goditëse për njëra-tjetrën.”, tha Kunjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat