Nga një muaj paraburgim tre malazezëve për mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Aktuale

Nga një muaj paraburgim tre malazezëve për mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 17:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre shtetasve malazezë u është vendosur masa e paraburgimit nga një muaj për secilin për mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Këtë e bëri të ditur Elzana Kastrati nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Po, masa e paraburgimit është caktuar për tre personat në fjalë. Vepra penale është ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ nga neni 141 par.1 lidhur me 31 të KPRK-së”, ka thënë Kastrati.

Të dielën, ata u arrestuan në afërsi të manastirit të Deçanit pasi në targat e veturave kishin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat