Hodaj: Pas letrës, trupi gjykues do të mundohet të japë sqarime

Aktuale

Hodaj: Pas letrës, trupi gjykues do të mundohet të japë sqarime

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 18:02
Taulant Hodaj

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kërkuar nga trupi gjykues në Gjykatën Speciale, që ta ruajë paanshmërinë dhe të mos mbajë anën e Prokurorisë.

Përmes një letre drejtuar trupit gjykues, ata kanë thënë se janë shkelur të drejtat e të akuzuarve për gjykim të paanshëm dhe tribunal të pavarur.

Avokati Taulant Hodaj, ka thënë për “Info Plus” në RTK, se letra e ish-krerëve të UÇK-së, drejtuar gjyqtarëve është një parashtresë e përbashkët e avokatëve mbrojtës që është dërguar të trupi gjykues, e që sipas këndvështrimit të tij është një ankesë të cilën të njëjtit nuk kanë mundur ta bëjnë gojarisht në seancat publike, por e kanë bërë në mënyrë të shkruar duke u thirrur në disa baza dhe në disa raste kur avokatët kanë konsideruar se trupi gjykues po vepron njëanshëm.

“Ankesën në këtë mënyrë e kanë konsideruar rrugë të duhur për mbrojtjen e interesit të klientëve dhe siç duket është një lloj paralajmërimi për ta që të kenë kujdes apo të ankohen në lidhje me marrjen në pyetje”, ka theksuar Hodaj.

Sipas tij, nuk duhet të pritet që të ketë ndryshim në seancat gjyqësore pas letrës dërguar trupit, sepse i bie që trupi gjykues po ndikohet nga ankesat e avokatëve

“Normal nëse janë të bazuara trupi gjykues do të mundohet të japë sqarime të caktuara po nuk do të bëjë kthesë të madhe në këtë drejtim”, ka deklarua Hodaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat