Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër i LDK-së, ka shpalosur planin e këtij subjekti politik për fushën e arsimit.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se programi për arsim i këtij subjketi është ndryshim thelbësor për gjenerata.
“Nga mësimi gjithëditor deri tek digjitalizimi i shkollave. E ardhmja ndërtohet sot. Ndiqeni planin tonë ambicioz”, ka thënë Abdixhiku në mbishkrimin e videos së shpërndarë në Facebook.
Më tej, ai ka treguar për rritjen e pagave në programin e tij, për të gjithë mësimdhënësit.
“Një mësues që tani e merr pagën sot 671 euro, në javën e parë të qeverisjes tonë do ta ketë pagën 840 euro”, ka thënë Abdixhiku.