BE-ja s’e konfirmon takimin Kosovë-Serbi të 17 dhjetorit

Aktuale

BE-ja s’e konfirmon takimin Kosovë-Serbi të 17 dhjetorit

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 18:40
Takimi në Bruksel

Procesi i dialogut në Bruksel mes kryenegociatorëve pritet të vazhdojë muajin e ardhshëm.

Kjo së paku sipas Klisman Kadiut, këshilltar i zëvendeskryeministrit Besnik Bislimi, i cili njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës.

Kadiu tha se takimi i radhës do të zhvillohet më 17 dhjetor në Bruksel.

Por, kjo nuk u konfirmua nga BE-ja.

“Do të njoftojmë çdo takim kurdo që duhet”, ka thënë një zëdhënës i BE-së për klanin.

E një ditë më parë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte njoftuar se takimi i ardhshëm në nivel kryenegociatorësh do të mbahet në muajin dhjetor.

Ai njoftoi përmes llogarisë së tij në Facebook se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.

Lajçaku tha se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat